Pyeti (o Muhamed) ata (mekas jobesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.
(Pasuesit) do t’u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë[273]”.
[273] E djathta paraqet në kulturën dhe në gjuhën arabe (dhe jo vetëm në të) anën e arsyes dhe të së mirës, kështu që shprehja “na vinit nga e djathta” do të thotë: “Ju na paraqiteshit me argumente që në pamje të parë ishin të paqortueshme, për të na nxjerrë nga rruga e drejtë”.
Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”
dhe hodhi short (me detarët se kush duhej të hidhej)[276] dhe humbi.
[276] Sipas komentuesve të Kuranit (konkretisht Ibn Kethirit), për shkak të ngarkesës së madhe, anija ishte gati të mbytej, prandaj detarët ranë dakord ta bëjnë me short se kush do të hidhej nga anija, në mënyrë që pesha e saj të lehtësohej e të shpëtonin nga mbytja.